Selimi: Softueri krijon huti gjatë procesit të regjistrimit

Për rrjedhën e procesit të regjistrimit të Zvicër në “Rruga drejt…”, flet gazetari Kasam Selimi, që sipas tij për dallim nga vendet tjera diaspora shqiptare në Zvicër ka treguar një interesim të jashtëzakonshme për tu kyçur në procesin e regjistrimit. Selimi është kyçur në mënyrë të drejtpërdrejt në procesin e regjistrimit duke ndihmuar mërgimtarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër. Gjatë këtij procesit Selimi dhe mërgimtarë të tjerë kanë hasur në probleme të theksuara teknike, që sipas tij nuk dihet nëse janë të rastësishme apo të qëllimshme.
Do kisha dashur kështu siç është në Zvicër interesimi dhe gatishmëria për të ndihmuar të jetë në vendet tjera. Sinqerisht Zvicra ka interesim, besoj që pjesa më e madhe e atyre që kanë dëshirë, kanë vullnet të kërkojnë ndihmë, ne do ti regjistrojmë. Tani mund të mbetët një pjesë që akoma hezitojnë, akoma kanë ato dyshimet e veta… Problemi më i madh për momentin që nga fillimi edhe sot e kësaj dite është se si të bëhet hapi i parë, të shkohet aty te pyetësori dhe kur filloj pastaj të përgjigjet te pyetjet, të cilat janë gati të njëjta për të gjithë pjesëtarët e familjes dhe duhet ti japësh ato përgjigje që i dinë…Faktikisht është bërë një lëshim, nuk di nëse është me qëllim apo jo, sepse hapin e parë kur ta kryesh të vjen një njoftim në ekran se regjistrimin e keni bërë me sukses, edhe kur e kryen regjistrimin në fund të thot jeni regjistruar me sukses, kjo ndoshta krijon një far paqartësie, krijon një huti tek njerzit sepse me atë hapin e parë ata mendojnë se janën regjistruar, por jo, do të thotë për tu regjistruar duhet përgjigjesh diku në 6 faqe me pyetje të ndryshme”, deklaroi Kasam Selimi, Zvicër.