Petliçkovski: Ata që kanë kaluar Covid-19 kanë imunitet 6 muaj, në këtë periudhë s’kanë nevojë për vaksinë

Personat që e kanë kaluar koronavirusin duhet të presin gjashtë muaj para se të marrin vaksinën, sepse ata kanë imunitet të fortë dhe vendi duhet t’u lihet atyre që nuk kanë imunitet ndaj virusit, kështu u shpreh në emisionin “360 Gradë” në Alsat, drejtori i Institutit të Imunobiologjisë dhe gjenetikës njerëzore, Aleksandar Petliçkovski.
“Qasja më mençur në këtë moment për ne është që ata që e kanë kaluar sëmundjen të presin gjashtë muaj dhe më pas, kjo strategji ndoshta do të kristalizohet- ata që e kalojnë sëmundjen të marrin vetëm një dozë, mendoj se në këtë drejtim po shkojnë sugjerimet në Evropë, por gjashtë muajt e parë ata kanë imunitet solid dhe vendi për vaksinim duhet t’u lihet atyre që nuk kanë imunitet”, tha Petliçkovski.