Dita Ndërkombëtare e Sindromës Down, defektologët alarmojnë për mungesën e mbështetjes institucionale

Në ditën ndërkombëtare të personave me sindromin daun, defektologët alarmojnë për mungesën e mbështetjes institucionale për trajtimin e fëmijëve në vend.  Ata shprehin shqetësimin për mungesën e Qendrave dhe shkollave të mesme të posaçme.

 …Shkollat e veçanta në gjuhën shqipe dhe paralelet në gjuhën shqipe mungojnë. Të rriturit me sindromin Doun duhet të vijojnë shkollën në gjuhën maqedone e cila e vështirëson pastaj edhe edukimin e tyre të mëtejshëm. Sidomos vështirësia vjen në shkollimin e mesëm kur ata duhet të edukohen, profesionalizohen në ndonjë fushë këtu vjen ngecja e tyre, neglizhenca ndaj tyre dhe të rriturit nuk kanë angazhime tjera dhe bredhin rrugëve ku mund edhe të keqpërdoren’ deklaroi Shpresa Rashiti, Defektologe.

Nga shoqata “Bota Ime” thonë se karakteristike është fakti se periudhën e fundit është rritur numri i fëmijëve të lindur me këtë çrregullim, krahasuar me vitet paraprake.

Numri i rasteve me sindromin Doën sa vjen edhe rritet më shumë. Tani shohim edhe nëna të reja të cilat edhe fëmijën e parë e lindin me këtë sindrom. Më herët vetëm nënat në mosha më të mëdha kishin fëmijë me sindromin doun’ Shpresa Rashiti, Defektologe.

Shteti nuk posedon të dhëna zyrtare se sa persona me doën sindrom jetojnë në Maqedoni. Disa shoqata të cilat merren me të drejtat e këtyre qytetarëve kanë kërkuar nga institucionet që gjatë regjistrimit të popullsisë të evidentohet edhe numri i rasteve me këtë çrregullim.

Vjollca Aliti

LEXO EDHE:

Back to top button