Totenhami “rikthen” qetësinë pas eliminimit në Ligën Evropa

Skuadra e Totenhamit rikthen sadopak qetësinë në Premier Ligë, pas debaklit në Ligën Europa, ku u eliminuan nga Dinamo e Zagrebit, pran rezultatit 3:0.
Totenhami si mysafirë shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj Aston Villës, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Villa Park” në Birmingam. Golat u shënuan nga futbollistët Karlos Vinisius dhe Hari Kejn nga penalltia. Aktualisht Totenhami zë vendin e gjashtë me 48 pikë dhe ka shtatë më shumë se Aston Villa që renditet i dhjeti.