Zyrtare, Simakan firmos me RB Lajpcigun

Mohamed Simakan është lojtari më i ri i RB Lajpcigut. Pas Broberi-t, i cili erdhi nga Ajaksi, radhën e ka Mohamed Simakan nga Strasburgu. Simakan u kërkua me ngulm nga Milani, por tentativa e “rossonerëve” dështoi. Tani, klubi gjerman ka zyrtarizuar transferimin e Simakan përmes uebfaqes dhe ka shpërndarë lajmin në rrjetin e tyre social, “Tuitter”. Simakani 20 vjeçar, ka firmosur kontratën pesë vjeçare deri në vitin 2026.