Arsovski: Jemi të bindur se regjistrimi nuk do të shtojë rastet e infektimeve

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski, në një konferencë për shtyp për regjistrimin e popullsisë tha se Qeveria është e bindur se nuk do të ketë rritje të infektimeve nëse respektohen të gjitha masat që parashihen ne protokollin e regjistrimit.

Janë ndërmarrë të gjitha masat. Protokolli i mbrojtjes shëndetësore të regjistruarve por edhe të atyre që do të regjistrohen. do të shfrytëzohen të gjitha mjetet mbrojtëse. Ekziston edhe mundësia për regjistrim në ambiente të hapura si në oborret e shtëpive. Metodologjia është shumë e qartë. Jemi të bindur se nuk ka hapësirë për asnjë rrezik shëndetësor për të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë operacion- Tha Arsovski.

LEXO EDHE:

Back to top button