Vaksina e AstraZeneca-s ndërron emrin në “Vaxzevria”

Vaksina për koronavirusin e prodhuar nga kompania farmaceutike AstraZeneca tashmë mban emrin Vaxzevria. Lajmin e bëri të ditur agjencia suedeze e mjekësisë Läkemedelsverket bazuar në të dhënat e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA).
Vaksina në vetvete mbetet e pandryshuar, por agjencia suedeze e konsideron të rëndësishëm emrin e ri, pasi shoqërohet me gjëra të tjera, siç janë etiketimet dhe paketimet e reja. Ndër efektet anësore, tashmë shtohen shtohen edhe rastet shumë të rralla të trombozës.
Ndryshimi i emrit në Vaxzevria u miratua nga EMA në 25 Mars, pas një aplikimi të bërë nga kompania. Vaksina e prodhuar nga kompania farmaceutike britanike-suedeze ka qenë temë diskutimi që kur mori dritën jeshile nga EMA në fund të janarit.