Fitore tenistike të Holandës dhe Belgjikës, Letonia ndal Turqinë (VIDEO)

Në 10 ndeshjet e zhvilluara në kuadër të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”, u regjistrua një efikasitet i lartë i golave.

Janë shënuar shumë gola duke filluar nga sfida mes Belgjikës dhe Bjellorusisë, ku vendasit kanë fituar me rezultat 8-0. Hans Vanaken shënoi dy gola, ndërsa të gjithë realizatorët e tjerë ishin të ndryshëm. Batshuai, Trossard, Doku, Praet, Benteke, Trossard shënuan të gjithë nga një gol për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes. Me këtë fitore, Belgjika kryeson grupin E, me shtatë pikë të grumbulluara pas tri ndeshjeve. Adnan Januzaj u inkuadrua në minutën e 77-të, për të asistuar golin e fundit të shënuar në ndeshje nga Hans Vanaken.

 

 

 

 

Një tjetër sfidë e cila pati shumë gola ishte ajo mes Gjibraltarit dhe Holandës, ku ‘Tulipanët’ fituan me rezultat bindës 7-0. Berguis hapi rezultatin në pjesën e parë, ndërsa në vazhdim Dpeaj realizoi 2 gola, ndërsa autoret e tjerë të golave ishin dhe : Vajnalldum, Malen dhe Van de Bek.

Portugalia arriti që të rikthehej në lojë pasi po humbiste 1-0 ndaj Luksemburgut, për të fituar në fund me 3-1. Rodrigues solli epërsi për vendasit me goditjen me kokë, ndërsa në fund të pjesës së parë, Zhota barazoi shifrat në 1-1. Në pjesën e dytë, Ronaldo solli epërsi para se Paulinjo të vendis shifrat përfundimtare.

 

Në ndeshjen mes Turqisë dhe Letonisë u panë gjashtë gola,pasi ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 3-3.  Në Stambol, Karaman dhe Çalhanogllu sollën epërsi për Turqinë para se të shënojë Slvanieksi në fund të pjesës së parë. Me golin nga penaltia, të realizuar nga Burak, dukej se Turqia është në rrugë të mbarë për të marë fitoren, mirëpo kështu nuk menduan mysafirët. Ulidrikis dhe Ikanuiekes, shënuan për Letoninë që u largua nga Stambolli me një pikë.

Një gol i Sorloth i mjaftoi Norvegjisë për të mposhtur 1-0 Malin e Zi në transfertë.

U bë më interesant se kurrë grupi H pas fitores 2-1 që Sllovakia arriti ndaj Rusisë me golat e Skriniar dhe Mak.

Tjetër fitore për Kroacinë që mposhti 3-0 Maltën falë finalizimeve në pjesën e dytë të Perisic, Modric dhe Brekalo.

LEXO EDHE:

Back to top button