Për shkak të një gabimi njerëzorë, asgjësohen 15 milion vaksina Johnson & Johnson

Një gabim njerëzor në një fabrikë në Baltimore të SHBA-së që prodhon kundër Covid-19 të kompanisë Johnson & Johnson ka prishur 15 milion doza nga kjo vaksinë, duke bërë që të vonohen dërgesat, shkruan New York Times.

Punëtorët aksidentalisht kanë përzier përbërësit e vaksinës “disa javë më parë”, sipas New York Times, duke shkatërruar të gjithë 15 milion dozat dhe duke vonuar dërgesat e ardhshme të vaksinës.

Në një deklaratë, Johnson & Johnson konfirmoi kanë gjetur “një grumbull të substancave të ilaçeve që nuk plotësonin standardet e cilësisë” gjatë procesit të kontrollit, duke shtuar se këto doza “kurrë nuk kanë arritur në fazat e mbushjes dhe përfundimit të procesit të prodhimit”.

Ndryshe, Agjencia Evropiane e Ilaçeve tashmë ka miratuar vaksinën kundër koronavirusit, të kompanisë Johnson&Johnson. Edhe pse kompania ka njoftuar se vaksinat nuk do të kenë mundësi të arrijnë në BE, deri në mesin e muajit prill.

Për dallim nga vaksinat e kompanive tjera, kjo vaksinë merret vetëm në një dozë. Rezultatet e testimeve me rreth 44,000 pjesëmarrës kanë treguar se vaksina e kompansë Johnson&Johnson, është 66 për qind efektive në parandalimin e sëmurjes së rëndë nga koronavirusi.

LEXO EDHE:

Back to top button