Shqipëri, 349 raste të reja me COVID-19 dhe 6 viktima

Në Shqipëri janë kryer 2 899 testime të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 349 qytetarë.
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,875 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 279 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.