Tugendhat: ‘Gmail’ më i sigurt se sistemi i postës elektronike në Parlamentin britanik

Shërbimi i postës elektronike të Google, Gmail është “më i sigurt” se sistemi i postës elektronike të parlamentit, pretendon kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme në Britani.
Tom Tugendhat tha se ai ka qenë vazhdimisht në qendër të sulmeve kibernetike gjatë tre viteve të fundit. Hakerat janë përpjekur të hyjnë në llogarinë e tij dhe kanë dërguar e-maile që e imitojnë atë, tha ai BBC.
Deputeti Tory beson se Kina dhe Irani ishin pas disa prej këtyre përpjekjeve.
“Për mua është më e sigurt që të përdorim Gmail, në vend që të përdorim sistemin parlamentar,” tha Tugendhat.
“Kjo tregon nivelin e sigurisë dhe përparësinë që po i japim demokracisë në Mbretërinë e Bashkuar.”
Një zëdhënëse tha se sistemi parlamentar i postës elektronike “ofron nivele dukshëm më të larta sigurie sesa ofruesit e jashtëm”.
Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike tha që deputetët duhet të vazhdojnë të përdorin sistemin parlamentar të postës elektronike.
Z. Tugendhat është një nga politikanët britanikë që sanksionohet nga Kina për atë që e sheh si përhapjen e “gënjeshtrave dhe dezinformimit” në lidhje me abuzimet e të drejtave të njeriut të popullatës Ujgur në rajonin Xinjiang të Kinës.
Sanksionet ndalojnë Z. Tugendhat, i cili drejton Grupin Kërkimor të Kinës me konservatorin tjetër Neil O’Brien, të udhëtojë në Kinë.
“Javën e fundit, e-mailet u dërguan duke pretenduar se ishin nga unë, dhe duke pretenduar gjithashtu se do të jepja dorëheqjen nga komiteti i punëve të jashtme.”
Tarah Wheeler, një bashkëpunëtore e sigurisë kibernetike në Shkollën e Qeverisë Kennedy të Universitetit të Harvardit, e përshkroi Gmail si “një zgjedhje shumë të sigurt të postës elektronike.”
“Administratorët e TI-së të cilët punojnë për të balancuar të gjitha ato gjëra shpesh janë të nën financuara dhe mbështetja e tyre është tepër e rëndësishme për rritjen e sigurisë së sistemeve qeveritare.“
Por Dr Stephanie Hare, një studiuese e teknologjisë, tha se parlamenti duhet të ketë “siguri shumë më të madhe se Gmail”.
“Unë nuk jam e befasuar kur dëgjoj se llogaritë e deputetëve në shënjestër nga hakerat pasi kjo gjë pritet nga të gjithë”.
“Të gjitha sistemet janë të prekshme, por ne do të dëshironim të shihnim sigurinë më të lartë të mundshme për sistemet e postës elektronike të përdorur nga zyrtarët, në mënyrë që të mbrojmë demokracinë tonë,” tha ajo.