Stomatologët në Gjevgjeli: “Mungojnë pacientët grekë”

Maqedonia e Veriut vazhdon të mbajë të mbyllur kufijtë me vendet fqinje. Kjo po i kushton shumë ekonomisë së vendit sidomos bizneseve për shërbime të vogla. Kriza më e theksuar shkaku i pandemisë është në qytetin e Gjevgjelisë. Banorët ankohen se mungesa e fqinjëve grek ka lënë pa punë shumë prej tyre.

“Shumë keq jetohet, nuk ka grekë nuk ka para, tani duhet ti kthehemi bujqësisë. Kjo është e tëra.”

“Po ndikon, sepse tek ne në Gjevgjeli vinin grekë dhe turistë që kalojnë për pushime kështu që vërehet. Edhe popullsia vendase tani është frikësuar nga pandemia nuk ishte sikur vjet.”

Ky rajon i varur shumë nga vizitorët grekë, ka çuar në prag të falimentimit disa bizneset rreth kufirit jugor. Në çdo cep të qytetit ordinancave të stomatologjisë ua kanë vënë drynin.

 Sikur në çdo qytet tjetër ashtu edhe tek ne puna ka rënë përgjysmë. Tek ne ndikon shumë mbylljen e kufijve tek pacientët e huaj, a sa i përket pacientëve vendas frekuentimi është i njëjtë. Kurse, të huajt janë në minimum, vetëm ata që kanë një zor të madh e kanë patjetër të vijnë me PCR test negativ.”-tha Angela Murxheva, Stomatologe.

Edhe kalimtarët theksojnë se mbyllja e kufijve, ka varfëruar popullsinë në të dyja anët e kufirit.

“Shumë dëm u bë, që të dyja shteteve po u kushton shumë, sidomos turizmi katastrofë.”

“Unë kam punuar në hotel, por hoteli është mbyllur për shkak të pandemisë nga CoVid-19.”

Shefja e policisë së pikës kufitare “Bogorodicë” tha se kufijtë tanë janë të hapur për të gjithë shtetasit tanë dhe të huajt, por nga mbyllja e pikës kufitare të ana greke ka rënie të lëvizjes së qytetarëve.

 Nga ana jonë nuk bëhen teste të shpejta, por shtetasit e Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Kosovës që hynë në vendin tonë me qëllim të qëndrojnë disa ditë në RMV detyrohen të kenë PCR test negativ jo më të vjetër se 72 orë. Për transit, nuk ka nevojë për teste dhe lejojmë lirshëm transitimin”-pohoi Jasminka Avramska, Shefe e policisë së kufirit jugor “Bogorodica”.

Për shkak të pandemisë grekët kanë mbyllur kufirin në “Evzoni” nga ora 22 deri në 6 të mëngjesit.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button