Lajpcigu bashkohet me Bajernin dhe Dortmundin

Lajpcigu ka njoftuar se nuk do marrin pjesë në Superligën Evropiane. Ka pasur spekulime të shumta, që RB Lajpcig, Borusia Dortmund dhe Bajern Munihu do bashkoheshin te Superliga, por se pari Dortmund dhe Bajern mohuan, ndërsa tani edhe Leipzig.

“Në futbollin profesionist, konkursi siguron që ne të luftojmë brenda kornizës së një kampionati kombëtar, në mënyrë që të presim një vend në klasifikim i cili më pas lejon pjesëmarrjen në një konkurs ndërkombëtar”, shkroi klubi në Tuitter.

Ndërkohë, kujtojmë se edhe Porto me PSZh-në kanë hedhur poshtë mundësinë, derisa në Superligë kanë pranuar të jenë: Real Madrid, Barcelona, Atletiko Madrid, Man.Siti, Man. Junajted, Liverpuli, Çellsi, Arsenali, Totenhami, Juventusi, Interi dhe Milani.

LEXO EDHE:

Back to top button