Edhe nëna e Rita Orës vishet me veshje kombëtare si e bija

Rita Ora i ka ruajtur shumë të forta lidhjet me vendin e origjinës dhe kjo falë prindërve të saj, Vera dhe Besnik Ora, që i kanë mësuar fëmijët me traditat shqiptare.

Së fundmi, nëna e këngëtares shqiptare ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, në të cilat ka pozuar me veshje tradicionale.

“Tradicionalja më përshtatet mirë, faleminderit”, ka shkruar Vera krahas fotove.

Në postimet e Rita Orës nuk mungojnë asnjëherë komentet epike të nënës së saj, që gjithmonë i shkruan në gjuhën shqipe. Pavarësisht se familja Ora është larguar nga trojet shqiptare që në vitet ’90, ata nuk e kanë harruar asnjëherë vendlindjen dhe herë pas here kthehen në Kosovë për ta vizituar.

Më herët, qyteti i Ferizajt në Kosovë e ka nderuar Ritën në mënyrën më të bukur, duke i realizuar një portret madhështor mural në njërën prej ndërtesave të qytetit.

Kështu, të gjithë do të mund të shohin sa herë kalojnë, vajzën e talentuar shqiptare.

Këtë foto e ka shpërndarë gjithashtu babai i Ritës, krenar për arritjet e së bijës.

Besim Sahatçiu, gjyshi i Rita Orës, ka qenë në një nga figurat më të nderuara të Kosovës. Për këtë arsye në respekt të të ndjerit dhe përvjetorit të tij të vdekjes, Posta e Kosovës ka përuruar një pullë të re postare me figurën e tij.

Këtë gjë Rita Ora ia ka treguar me krenari gjithë botës përmes një postimi në rrjete sociale. Këngëtarja me famë botërore ka ndarë më herët në Instagram foton e pullës së postës dhe ka treguar për ndjekësit historinë pas saj.

LEXO EDHE:

Back to top button