Zbulohet plani i Florentino Perezit për trofetë

Ditë më parë u njoftua për formimin e Superligës Evropiane me 12 gjigantë evropianë, në krye me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez. Sipas mediave spanjolle, klubet që do t’i bashkohen Superligës do t’i transferojnë trofetë e Ligës së Kampionëve në këtë garë të re.
Kështu, Reali do e nis garën e re me 13 trofe te Superligës Evropiane. Kjo nuk shihet si e pamundur, ngase transferime të tilla kanë ndodhur edhe në vitin 1992, kur trofetë e Kupës Evropiane, u transferuan në Ligën e Kampionëve