Kuvend, inspektim për zbatimin e masave anti-Kovid

Inspektorati shtetëror i punës ka zbatuar inspektim të jashtëzakonshëm në Kuvend për të verifikuar sa zbatohen masat anti-Kovid. Në procesverbalin e ISHP-së nuk është konstatuar asnjë vërejtje. Ky inspektim vjen 3 ditë pas votimit të dy deputetëve që ndodheshin në izolim, e që u sollën në Kuvend për t’i miratuar pikat nga seanca e 32-të.
