Hysaj asiston, në spektakël me 7 gola të sfidës Napoli-Lacio

Skuadra e Napolit ia ka dhënë ndoshta goditjen përfundimtare shpresave të Lacios për të siguruar një vend në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm, duke hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt saj me një fitore spektakolare 5-2 në stadiumin “Diego Maradona”.

 

Një ndeshje e jashtëzakonshme që ka dhuruar ritëm të lartë, por edhe gola shumë të bukur. Gjithçka filloi me një penallti të çuditshme të Insinjes, pasi fillimisht u mendua se do të jepej për Lacion pas një faulli të Hysajt në zonë. Por VAR sinjalizoi një faull në anën tjetër të fushës para këtij aksioni e kështu, Insinje nga pika e bardhë goditi me qetësi duke kaluar ekipin e tij në avantazh. Pak çaste më vonë ishte Politano i cili shënoi edhe golin e 2-0.

Në fraksionin e dytë të lojës, një asist i Hysajt i dha mundësinë Insinjes që të dhuronte një kryevepër të repertorit të tij me një goditje nga jashtë zone mbi portierin, ndërsa edhe Mertens me një gjuajtje nga jashtë zonës çoi shifrat në 4-0.

Lacio dha sinjale se mund të rihapte sfidën me anë të golave të Imobiles dhe Milinkoviç-Saviç. Por Osmihen ishte i fundit që tundi rrjetën dhe vulosi fitoren 5-1 që bashkon Napolin me grupin e skuadrave që luftojnë për Ligën e Kampioneve, vetëm 2 pikë pas dyshes Juventus-Atalanta.

LEXO EDHE:

Back to top button