Gastronomët dhe shumë biznese tjera do të protestojnë çdo ditë

Nga e hëna, gastronomët, punëtorët e turizmit, kontabilistët, shkollat ​​e vallëzimit dhe biznese të tjera do të protestojnë para Qeverisë. Thonë se tubimet e tyre të mëparshme para Ministrisë së Financave janë injoruar nga autoritetet. Ata kanë paraqitur kërkesa specifike, por nuk kanë ndonjë përgjigje. Këto degë ankohen se janë në prag të ekzistencës dhe nëse shteti nuk i ndihmon, do të detyrohen të vendosin çelës bizneseve të tyre dhe t’i largojnë punëtorët nga puna.

 Do të mblidhemi para Qeverisë dhe do të protestojmë çdo ditë derisa të plotësohen kërkesat tona. Në ndërkohë, mendimet paushall të zyrtarëve të lartë vazhdojnë, mbi bazën e të cilave krijohen masat, në vend të analizës dhe konsultimit real dhe gjithëpërfshirës në terren me ekspertët e duhur”, pohoi Martin Angelovski nga Oda turistike-gastronomike.

LEXO EDHE:

Back to top button