Ambasadorja amerikane qorton rëndë Metën, “nxitësit e dhunës do të mbajnë përgjegjësi”

Ka shpërthyer në pa kthim raporti mes presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Kjo e fundit ka drejtuar kritika të ashpra ndaj deklarimeve të tij për mobilizim për siç ka thënë mbrojtjen e votës në zgjedhjet e së dielës. Kim ka deklaruar se për thirrjet e tilla do të mbahet përgjegjësi.

Është e papranueshme për gjithkënd për të kërcënuar se qytetarët duhet të marrin sfurqet më 25 Prill apo nëse ata nuk e pëlqejnë rezultatin e zgjedhjeve. Të tilla kërcënime meritojnë të dënohen. Ata të cilët iniciojnë dhunë do të mbahen përgjegjës për fjalët e tyre dhe veprimet. Stop – deklaroi Yuri Kim, Ambasadore e SHBA-ve në Tiranë.

I ashpër ishte edhe reagimi i Metës madje duke kaluar në ekstrem. Duke akuzuar SHBA-të për ndërhyrje në punë e brendshme të Shqipërisë, Meta ka deklaruar: “e di që amerikanët mund të më vrasin”.

Po ne dimë ca gjëra për ty thotë. Ambasadorja i thotë presidentit ne dimë ca gjëra për ty. Çfarë dini ju për mua, nxirrini, thojani popullit. Unë Kushtetutën nuk e shkel. Nëse keni një gjë me mua, më lajmëroni kur e keni. Unë e di që ju edhe më vrisni, por më dërgoni te mali me gropa, më dërgoni ndonjë raketë që të paktën mos t’i dëmtoj të tjerët – tha Ilir Meta, President i Shqipërisë.

Meta me tone të njëjta personalizoi dallimet me ambasadoren Kim duke i treguar pozitën e saj si përfaqësuese diplomatike e SHBA-ve në Shqipëri dhe jo në Serbi.

Po i them ambasadores atë që i kam thënë ditën e parë kur më ka ardhur në zyrë: ajo është përgjegjëse për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës. Nuk është përgjegjëse për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Amerikës – u shpreh Ilir Meta, President i Shqipërisë.

Meta i bën thirrje amerikanëve që po ta duan Ramën ta marrin me vete, por për asgjë nuk ia ka frikën fuqisë së tyre diplomatike dhe ushtarake.

E duan amerikanët Edi Ramën? Ta marrin atje ta bëjnë çfarë të duan. Por këtu në Shqipëri vendos populli. Ne për këtë e duam Amerikën, për zgjedhje e lira dhe të ndershme, për asgjë tjetër nuk e duam. Të kemi frikë nga Amerika se ka aeroplanmbajtëse dhe raketa? Ka edhe Rusia dhe ai Koreano veriori – tha Ilir Meta, President i Shqipërisë.

Ky komunikim i nivelit aspak diplomatik nga ana e presidentit është ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare duke e cilësuar reagimin e tij të ashpër si luftë ndaj diplomacisë amerikane në Shqipëri. Tensionet e tilla mes Metës dhe ambasadores Kim janë intensifikuar ditëve të fundit kur presidenti duke akuzuar ambasadoren Kim i ftoi bashkërisht me kryeministrin Rama në debat televiziv për siç pretendon ai t’i thënë të vërtetat troç në sy. Rama veprimin e presidentit Meta e ka cilësuar sjellje që nuk i përkasin presidentit.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button