Bajern Munihu shtyn festën e titullit për 24 orë

Bajern Munihu shtyn me të paktën 24 orë festën e titullit, festë që mund të shtyhet edhe për një javë nëse Lajpcigu mposht Shtutgart të dielën. Bavarezët e Hansi Flik hynë të relaksuar në fushë në “Opel Arena” aty ku u mposhtën me rezultatin minimal 2-1 nga Mainz 05, një skuadër që po kalon një formë të shkëlqyer dhe falë 13 pikëve që ka grumbulluar në 5 ndeshjet e fundit thuajse ka siguruar mbijetesën. Rikthimi i Robert Levandovskit nga dëmtimi si titullar nuk i mjaftoi Bajernit që pësoi dy gola të shpejtë nga Mainz.
Burkardt zhbllokoi shifrat që në minutën e 3-të ndërkohë që suedezi Quaison shënoi edhe të dytin për Mainz në minutën e 37-të duke e çuar skuadrën e tij në pushim në avantazhin e dy golave. Bajerni shfaqi pak dëshirë në këtë sfidë dhe u rikthye në ndeshje shumë vonë, pikërisht në minutën e 94-t kur Levandovski shënoi golin e tij të 36-të në këtë sezon të Bundesligas.
Një fitore shumë të rëndësishme në garën për një vend në zonën Ligës së Kampionëve për Dortmundin që triumfoi përballë një rivali direkt si Volfsburgu në “Volksvagen Arena” me shifrat 0-2 falë një dygolëshi të sulmuesit kryesor Erling Haaland dhe tashmë diferenca me ujqërit, 3 javë para fundit të kampionatit është vetëm 2 pikë.