Pioli: Pavarësisht humbjes, kualifikohemi në Champions

Stefano Pioli e ka me gjyqtarin. Milani i tij pësoi një humbje të thellë me shifrat 3-0 ndaj Lazios në Olimpico disfatë që e zbriti skuadrën kuqezi nga vendi i dytë i Serie A në të 5-in me Milanin që aktualisht është jashtë zonës Champions. Në analizën që i bëri sfidës ndaj bardhekaltërve Pioli nënvizoi se goli i dytë i Lazios duhej anuluar, por pavarsisht humbjes ai mbetet optimist se Milani i tij do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
“Sinqerisht nuk e kuptoj se si kjo nuk u dha si faull ndaj Çalhanoglu te goli i dytë. Ai shkoi ta shihte sërish, nga përsëritja është e pamundur të thuash Leiva nuk e godet Çalhanoglu dhe e humbet topin plotësisht. Ne jemi një ekip i fortë dhe duhet të reagojmë shpejt, sepse kjo është një humbje e dhimbshme, theksoi trajneri i kuqezinjëve.”