Procesi i numërimit të votave në Shqipëri po shkon drejt fundit, PS-ja drejt një tjetër mandati 4-vjeçar

Në Shqipëri po numërohen kutitë e fundit të votimit, por rezultatet paraprake e shpallin fituese Partinë Socialiste. Socialistët kanë fituar në qarqet: Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër dhe janë në avantazh edhe në Tiranë e Durrës, ku numërimi ende nuk ka përfunduar. Ndërsa Partia Demokratike e para ka dalë në Kukës, Shkodër, Lezhë dhe Dibër. Sipas rezultateve të deritanishme, nga 140 ulëse në Kuvend, PS do të ketë 74, PD 59, LSI 4 dhe Partia Socialdemokrate 3. Kreu i Socialistëve Edi Rama paralajmëroi festën e fitores.

“Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores”

Socialistët kërkojnë dorëheqjen e presidentit Ilir Meta.

“Erdhi këtu për të zbuluar komplote dhe meqë ne e mbajtën fjalën tonë se Vlora nuk ndalet, shpresoj që edhe ai të mbajë fjalën e tij dhe të dorëhiqet si President. Pasi erdhi dhe deklaroi në Vlorë që nëse ai humb dhe PS fiton 71 deputetë, ai do të dorëhiqet”

 Meta nga ana tjetër, tha se zgjedhjet e lira të 25 prillit janë meritë e angazhimit të tij, përkundër siç tha, institucioneve të kapura.

Tani është koha për të përmbyllur me qetësi dhe në respekt të ligjit procesin zgjedhor dhe më pas të gjithë të reflektojnë deri në shtator, kur krijohen institucionet e reja, që burojnë nga vota e 25 Prillit”

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Xhozef Borrel dhe Euro-komesari për Zgjerim, Oliver Varhelyi përmes një letre të përbashkët e vlerësuan procesin elektoral si transparent, iu kërkuan të gjitha palëve ta pranojnë rezultatin dhe porositën institucionet e reja të vazhdojnë reformat.

“Duam ta shohim vendin në shkallën tjetër të procesit të anëtarësimit, me konferencën e parë ndër-qeveritare që do t’i lancojë negociatat sa më shpejtë që është e mundur. Presim nga Parlamenti dhe Qeveria e re ta vazhdojnë agjendën e reformave me përkushtim, veçanërisht në Sundimin e Ligjit. Përsërisim thirrjen tonë për dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës”

Zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri karakterizohen nga një fushatë e ashpër mes rivalëve, ndërsa ishe hera e parë që u votua përmes metodës së identifikimit elektronik.

Anesa SaliHu

LEXO EDHE:

Back to top button