Anëtari i Kryesisë së PD-së në Shqipëri, Kadilli kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës

Në Shqipëri, humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit, ka nxitur reagimet e para nga brenda saj.
Anëtari i Kryesisë, Fatbardh Kadilli kërkoi sot largimin e menjëhershëm nga funksionet drejtuese dhe dorëheqjen e kryetarit Lulzim Bashës.
Ai i bëri thirrje kryesisë së partisë që të mblidhet sa më shpejt dhe të përcaktojë modalitetet e garës për lidershipin e ri, ndërsa shpalli dhe kandidimin e tij për drejtimin e Partisë Demokratike.
Në një bisedë më Zërin e Amerikës ai flet për nevojën e një opozite të re, e cila shkon përtej PD dhe shtrihet në të gjithë shoqërinë shqiptare për një lëvizje të gjerë popullore.