Poll Pogba kërkon trofeun e Ligës Europa

Mançester Junajted do të presë Romën teksa në lojë është gjysmëfinalja e Ligës Europa. “Djajtë e Kuq” janë favoritë për të fituar kompeticionin, megjithatë italianët do të mundohen t’ia bëjnë jetën e vështirë dhe ashtu siç thekson Pol Pogba, kundërshtarët nuk do të shkojnë në Angli për t’u argëtuar. Mesfushori francez shprehet ndër të tjera se Liga Europa është trofeu i fundit që ka fituar me Mançesterin dhe kërkon të triumfojë sërish në këtë kompeticion.

 

“Është një ndeshje e madhe, ne e kemi nisur këtë kompeticion me mentalitet fituesi dhe kështu duhet të vazhdojmë me objektivin për të fituar kupën. Sigurisht, edhe Roma kërkon fitoren dhe nuk ka ardhur për t’u argëtuar, por duhet të tregojmë dëshirë më të madhe. Liga Europa është trofeu i fundit që kam fituar me Junajtedin dhe dhe dua ta përsëris. E mbaj mend finalen pasi që kamë shënuara edhe gol, ” u shpreh Pogba.

LEXO EDHE:

Back to top button