Shilegovi promovon projektin që pritet të zbusë trafikun e Shkupit

Dy nga rutat kryesore të Shkupit, do të lehtësojnë qarkullimin e trafikut përmes ndërtimit të kryqëzimit tek lokacioni në Momin Potok. Lidhja e bregut verior dhe jugor të kryeqytetit do të bëhet me projektin e Qytetit të Shkupit, punimet e të cilit pritet të fillojnë në qershor dhe do të zgjasin dy vjet e gjysmë. Me kosto prej 18 milion eurove janë paraparë dy rreth rrotullime dhe dy ura. Kreu i Shkupit Shilegov tha se për zhbllokim të trafikut, rreth rrotullimi pari do të zëvendësojë kryqëzimin në Bulevardin 8 Shtatori me Rruga Skupi dhe e dyta do të zëvendësojë kryqëzimin e Bulevardit Nikolla Karev dhe rrugën për Vizbeg.
Nga rreth rrotullimi i dytë, rruga vazhdon në kryqëzimin me Bulevardin Sllovenia, atje do të punojmë gjatë kësaj faze, ku lidhet me të njëjtin dhe me Bulevardin e Bosnjë&Hercegovinës. Kjo rrugë është një nga arteriet kryesore të komunikacionit sepse këtu kalojnë 25,000 automjete çdo ditë dhe trafiku, siç po e shohim edhe sot, është i madh. Gjatësia totale e rrugës midis dy rreth rrotullimeve dhe para kryqëzimit me Bulevardin Sllovenia është rreth 1,600 metra- deklaroi Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.
Ndonëse është vetëm projekt në letër, në terren ishin edhe disa kryetarë të komunave, të cilat do të kenë lidhje me këtë projekt. Kreu i Çairit Visar Ganiu tha se përgjatë rrugës do të instalohen ndriçimet, shtigje për këmbësorë dhe biçikleta në të dy anët e rrugës. Ai tha se projekti parashikon ndërtimin e 2 urave në Lumin Serava, i cili rrjedh nën këtë rrugë.
Kjo nuk do të jetë një zgjidhje vetëm për Komunën e Karposhit, por për të gjithë komunat tjera pasi që kjo kyçje ndodhet në kufi të disa komunave. Jemi të lumtur që vizioni i kryetarit të Shkupit dalëngadalë me investime në pjesë të ndryshme të kryeqytetit në infrastrukturën rrugore ai mozaik po plotësohet- pohoi Visar Ganiu, Kryetar i Komunës së Çairit.
Në pyetjen e Alsat, nëse se ky projekt do të zëvendësoj bulevardin e lënë në harresë nga godina e Qeverisë drejt tunelit nën Kala, kryetari Shilegov tha se kanë shkyçur marrëveshjen me projektuesin. Pritet që Komuna Qendër të sjell Planin detal urbanistik për tu spostuar traseja nën Kala pasi që gjatë projektimit aktual është ndërtuar një hotel, që po të bëhet shpronësimi i tij do të kushtoj 8 milion euro. Në këtë mandat, Shilegov tha se është e pamundur të shndërrohet në bulevard me të gjitha nishanet edhe rruga e Vizbegut, që të shpie drejtë qarkores për kufirin e Bllacës. Sipas tij, nuk është paraparë në këtë vit buxhetorë projekti i Rrugës së Kaçanikut, që lidhë vendin me shtetin e Kosovës.
Përgatiti: Adnan Qaili