“Djajtë e kuq” demolojnë Romën me 5 gola në pjesën e dytë

SKuadra e Man. Junajtedit demoloi Romën në sfidën e parë të gjysmëfinales në Ligën Evropa, duke shënuar fitore 6-2. Tetë gola u shënuan në një ndeshje që u dominua nga skuadra angleze në pjesën e dytë. Roma avancoi me 1:2 por nuk qëndrojë deri në fund, sidomos në pjesën e dytë u shemb nga “Djajtë e kuq”.
Duhet veçuar golin e Kavanit në minutën e 48-të, kur goditi me mjeshtri nga rreth 12 metra dhe e fërfëlloi topin në këndin e majtë të epërm, 2:2. Për Manchester Utd shënuan: Fernandes (9′ e 71′-nga penalltia), Kavani (48′ e 64′), Pogba (75’) e Grinvud (86’) dhe për Romën: Pellegrini (15′), Xheko (34′). Man. Junajted bën hapin e madh drejt finales së madhe, ndërsa Romën e pret punë e madhe në sfidën e kthimit.