Stokholmi protestë kundër sanksioneve ruse, thërret ambasadorin

Ministria suedeze e Punëve të Jashtme dënoi sot sanksionet ruse kundër zyrtarëve europianë, përfshirë një studiues suedez dhe njoftoi se do të thërrasë ambasadorin rus.
“Ne kemi vendosur të thërrasim ambasadorin rus për t’i shprehur protestën tonë përballë masave ruse”, theksoi një zëdhënës i diplomacisë suedeze, Mats Samuelsson.
“Ndryshe nga sanksionet e Bashkimit Europian (…) sanksionet ruse janë arbitrare, juridikisht të pasigurta dhe janë shprehje e motiveve politike”, theksoi ministria.
Scottsa Scott, shefi i një laboratori të specializuar në substanca tepër toksike në Suedi, i cili konfirmoi përfundimet e një laboratori gjerman mbi helmimin e kundërshtarit rus, Alexeï Navalny, bën pjesë mes atyre që shënjestrohen nga sanksionet e njoftuara nga Moska të premten.
“Është e papranueshme që Rusia vendos sanksione të pabaza kundër një studiuesi që bën punën e tij”, theksoi në një komunikatë Jens Mattsson, drejtor i përgjithshëm i Institutit të Kërkimeve për Mbrojtjen e Plotë FOI.
“Sanksionet nuk do të influencojnë në punën e institutit”, konfirmoi ai.