Imeri asist për Servetin në fitoren ndaj kampionit të Zvicrës

Futbollisti shqiptar, Kastriot Imeri, asistoi për fitoren e Servetit me rezultat 2:1 ndaj kampionit të zviceran, Jang Bojs.

Imeri u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të, tregoi angazhim të madh dhe ishte protagonist i golit të parë, kur asistoi për Fofanën në minutën e 76-të.  Imeri u zëvendësua në minutën e 88-të, shkaku i një lëndimit. Në minutën e 90+2, Ondoua dështoi nga penalltia për të thelluar fitoren.

Për Servetin shënuan: Fofana (76′), Kone (82′) dhe për Jang Bojs autor i golit ishte Ngameleu (90+1′).

Pas javës së 32-të në elitën e futbollit zviceran, Jang Bojs është i pari me 72 pikë dhe Serveti në vend të tretë me 47 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button