Vojvoda shënon gol, Parma shkon në Seria B
Futbollistët e Torinos mposhtën Parmën me rezultat 1:0, në ndeshjen e fundit të raundit 34 të Serie A. Me këtë humbje skuadra e Parmës edhe zyrtarisht është pjesë e Serie B, pasi që ka 12 pikë më pak se Kaljari, i cili është i pari jashtë zonës së rrezikut dhe ka një rezultat reciprok më të keq.
Torino ka shënuar pikë të rëndësishme dhe ka 3 pikë më shumë se Benevento, i cili është i pari në zonën e rrezikut ose largimit në Seria B.
Golin e fitores për Torino e shënoi futbollisti i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda në minutën e 63-të, pas asistimit të Kristian Ansaldi.