Hoda: Në gjyqësor vazhdon të mbijetojë sensi etnik

Besim Hoda – Kryetar i OVL UÇK, i ftuar në emisionin “Programi 200”, kritikoi ashpër gjyqësorin në vend, duke thënë se në gjyqësor vazhdon të mbijetojë sensi etnik. Ai përmendi edhe rastin e “Almirit” ku, sipas tij, trajtimi juridik i kësaj çështje po ndodh në baza nacionale.

“Rasti i Almirit është një shfaqje makabre, në publik, ku eliminohet apo goditet me veturë me qëllim, një familje dhe mbetet i vrarë një fëmijë, ndërsa trajtimi juridik i çështjes ndodh në baza nacionale, me këtë vazhdon të mbijetojë sensi etnik. Maqedonia mund të fillojë nga ky moment, nga 20-vjetori I Marrëveshjes së Ohrit, për të filluar për të ecur përpara. Nuk është koha që duhet të shëroj plagët, kjo është një thënie për hequr barrën nga vet-vetja për t’jua hedhur fajin fëmijëve tanë- tha Hoda.

LEXO EDHE:

Back to top button