Hoda: Jankullovska dhe Mijallkovi po gjykohen për korrupsion, ndërkohë që duhet të gjykohen për nxitje gjenocidi ndaj popullatës shqiptare

Kryetar i OVL UÇK, Besim Hoda, në emisioni “Programi 200”, tha se Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallkov, dy figura publike më të përfolura në 10 vitet e fundit, po gjykohen për raste korrupsioni, manipulime të çështjeve financiare. Ndërkohë që duhet të gjykohen për shpërdorim detyre dhe për nxitje të gjenocidit ndaj popullatës shqiptare.

“Po gjykohen dhe janë sot në burg, apo paraburgim, Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallkov, dy figura publike më të përfolura në 10 vitet e fundit. Dhe në këto gjykime që po bëhen kundër tyre ka vetëm raste korrupsioni, manipulime të çështjeve financiare. Ndërsa ata duhet të dënohen, për të qenë mësim për politikanët e ardhshëm, për shpërdorim detyre dhe për nxitje të gjenocidit ndaj popullatës shqiptare, duke dëgjuar bisedat telefonike, dhe në rolin e Ministres së Brendshme dhe të Shefit të Sigurimit Shtetëror- tha Hoda.

LEXO EDHE:

Back to top button