Çfarë po kurdis Ylli Limani kësaj here?

Në fillim të muajit korrik Yll Limani na lajmëroi nëpërmjet ‘një loje misterioze’ se shumë shpejt do publikojë një këngë të titulluar “Buzët e kuqe”.  Madje, në një intervistë për “Prive” këngëtari ka treguar se kënga i përket tendencës që po dominon në tregun botëror, rikthimi i periudhës së viteve ’80.

Madje ai e cilësoi atë si ‘rrezik’ duke shtuar se është në moshën e duhur për eksperimente artistike.

“Është trendi më IN i këtij viti, edhe i inspiruar prej artistëve si The Weekend, Dua Lipa, e kisha një koncept “Buzët e kuqe” tash e sa kohë, por kur rash në bazën e duhur instrumentale lindi njëra prej këngëve që e dua më së shumti. Kjo është një rrymë që nuk kultivohet shumë nga shqiptarët. Jam i ri në karrierë jam stabil, edhe më falet çdo rrezik si eci mirë, si jo. Nëse jo tash, kur?”

Mirëpo, ndërkohë që prisnim të shihnim se ç’kishte kurdisur 25-vjeçari, ai publikoi në 14 gusht bashkëpunimin e tij me Lumi B, të titulluar ‘Pate’, që për hir të së vërtetës vijon ende të dëgjohet dhe pëlqehet shumë.

Por, po bëhen gati 3 muaj që kur Ylli na lajmëroi për “Buzët e kuqe” dhe nuk po shihnim më asnjë shenjë rreth këtij projekti, madje mes fansave lindi edhe pesimizmi, duke menduar se ndoshta publikimi i këngës është anuluar.

Por, fatmirësisht, jo.

Autori i hitit “Harrom” ka publikuar një video sot në Instagram, duke treguar se projekti do vijë së shpejti por pa dhënë asnjë detaji tjetër. 

View this post on Instagram

#buzetekuqe 💋⌛️

A post shared by Yll Limani (@ylllimani) on

LEXO EDHE:

Back to top button