“Djajtë e Kuq” përball Viljarealit në finalen e Ligës Evropa

Skuadra e Mançester Junajtedit dhe Viljarealit do të luajnë në finale të Ligës Evropa, pasi që eliminuan skuadrat e Romës dhe Arsenalit. “Djajtë e Kuq” të parët kaluan në epërsi në përbaljen e zhvilluar në Romë, falë golit të Kavanit. Mirëpo në vazhdim , futbollistët e Romës arritën që të përmbysin rezultatin.

Xheko barazoi shifrat para se Kristante të sjellë në epërsi skuadrën italiane në minutën e 60-të. Mirëpo sërisht Edison Kavani doli në skenë dhe barazoi shifrat në 2-2. Dhe në minutën e 83-të, Zalevski vulosi fitoren për AS Romën, por jo e mjaftueshme për të kaluar në finale, pasi që ndeshja e parë u mbyll me rezultat 2-6 në të mirë të “Djajve të Kuq”.
Ndërkohë pa gola u mbyll ndeshja kthyese në mes Arsenalit dhe Viljarealit. Në finale kaluan spanjollët e Viljarealit, pasi që shënuan fitore 2-1 në takimin e parë në Spanjë. Pas pjesës së parë pa gola, ishte Arsenali që ndërmori iniciativën në pjesën e dytë dhe kishte disa raste tëmira , të cilat nuk arriti që ti konvertojë në gol. Mysafirët në dy raste u kanosën me kundërsulme të shpejtë, por që në fund arritën vetëm që të mbajnë rezultatin fillestar 0:0.