Nikollovski: VMRO-DPMNE-ja nuk është kundër ndryshimit të nenit 102, nëse ka mekanizma mbrojtës

Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE-ja opozitare tha se ende nuk e kanë marrë propozim-ndryshimin e nenit 102 të Ligjit mbi Shërbimet e Mediave Audio dhe Audiovizive, por që VMRO-ja nuk është kundër ndryshimit të këtij ligji. Nikollovski kërkoi që në këto ndryshime të kyçet opozita, ekzekutivi por edhe shoqëria civile.
“Fushatat arsimore dhe ato me interes publik janë për të mirën e të gjithëve, por ato duhet të jenë me përfshirjen e plotë të të gjitha subjekteve përkatëse që kanë interes në të dhe me pjesëmarrjen e barabartë të qeverisë dhe opozitës. Është shumë e rëndësishme të përcaktohet një mekanizëm që do të mundësojë kontroll mbi qeverinë në mënyrë që të mos keqpërdoren këto fushata për të ndikuar te mediumet dhe që të mos kryhen mashtrime financiare”, tha Nikolloski për Kanal5.