Mediat britanike: Finalja jo në Stamboll, por në Porto

Mediat e njohura britanike, “BBC” dhe “Sky Sport”, në bazë të burimeve brenda UEFA-s, kanë paralajmëruar se Stambolli , për herë të dytë radhazi nuk do të jetë organizator i finales së Ligës së Kampionëve.

Sipas dy mediave britanike, finalja e 29 majit do të zhvillohet Portugali, në stadiumin “Dragao” në Porto. Ky vendim pritet të miratohet nga UEFA, për shkak se në Portugalia ka më pak përkufizime dhe më lehtë mund të shkojnë emetuesit televiziv, sponsorët dhe stafi teknik që është angazhuar rreth organizimit të finales së madhe.

Portugalia nuk është në listën e ndalesave për Britaninë e Madhe dhe tifozët lehtë mund të udhëtojnë drejt Portos dhe nuk duhet të kalojnë karantinën 10 ditore në kthim nga Portugalia.

Man. Siti dhe Çellsi kanë fituar nga 4 mijë bileta për Stamboll, ndërsa tani UEFA do të duhet të caktojë detajet e reja para finales.

LEXO EDHE:

Back to top button