Romë, Rafael Nadal kalon në gjysmëfinale

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, iu hakmorr Aleksandar Zverevit për disfatën në Madrid, pasi që shënoi fitore ndaj tenistit gjerman me rezultat 2-0 në sete, duke siguruar kualfikimin në gjysmëfinale të turneut në Romë. Tenisti spanjoll dominoi takimin në Romë, duke humbur vetëm 3 geme në setin e parë dhe 4 geme të tjera, në setin e dytë.

Në gjysmëfinale, spanjolli Nadall, do të takohet me Rejli Opellka nga SHBA, i cili në çerekfinale, mundi argjentinasin Federiko Dallbonis me 2-0 në sete. Në sfidat e tjera të çerekfinales, do të takohen: Gjokoviç-Cicipas dhe Rubljov – Sonego.

LEXO EDHE:

Back to top button