Vardi, vendos një rekord të jashtëzakonshëm në “FA Cup”

Xhejmi Vardi ka arritur një rekord të ri në kuadër të “FA Cup”. Lester Siti në krye me Vardin fitoi duelin në finale ndaj Çellsit duke fituar për herë të parë “FA Cup” në historikun e klubit. Megjithatë, Xhejmi Vardi arriti një tjetër sukses, pasi që sulmuesi anglez u bë lojtari i vetëm në historikun e “FA Cup”, që është paraqitur në 13 raundet e garës.

Vardi në vitin 2007 ishte pjesë e Stoksbrixh Park Stills, ku mori pjesë që nga raundi i parë. Tani ai ka marrë pjesë ne 13 raundet dhe në fund e ka fituar atë duke vendosur një rekord.

Kujtojmë se “FA Cup” ka 13 raunde të cilat fillojnë nga kategoritë amatore deri tek skuadrat e Premierligës.

LEXO EDHE:

Back to top button