LSDM-ja rifreskoi organet partiake, Llukarevska zëvendëson Shekerinskën

LSDM-ja zgjodhi organet e reja të partisë. Radmilla Shekerinska më nuk do të jetë zëvendëskryetare e LSDM-së. Pozita e saj në Kongresin e 26 iu besua Sanja Llukarevskas, ish deputete dhe aktualisht drejtore e Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Sekretar i përgjithshëm i partisë mbetet Lupço Nikollovski, ndërsa kongresi solli emra të ri në radhët e nënkryetarëve socialdemokrat. Fatmir Bytyqi dhe Venko Filipçe, zëvendësojnë Muhamed Zekirin dhe Kosta Petrovin. Dy nënkryetarët e tjerë mbetën të njëjtë, përkatësisht Milla Carovska dhe Oliver Spasovski. Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev strukturën e re organizative e vlerësoi si ekipi fitues i disa cikleve të ardhshme zgjedhore. Kreu socialdemokrat theksoi se energjia partiake mbetet e përkushtuar në rrugën drejtë BE-së dhe rritjen ekonomike.
https://www.youtube.com/watch?v=TWWO8zn5Gx4
Mbetemi të përcaktuar për rrugën tonë drejtë BE-së, të përkushtuar për rritje më të madhe ekonomike, zhvillim të vazhdueshëm, shtet të së drejtës dhe institucione të forta, arsim modern, luftë efikase me pandeminë – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.
Kryetar i Këshillit Qendror u zgjodh Pero Kostadinov, ndërsa ministri aktual i Drejtësisë, Bojan Mariçiq u zgjodh sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar. Nga LSDM thonë se janë kujdesur në ruajtjen e parimit të përfaqësimit adekuat gjinor dhe etnik. Edhe pse ishte paralajmëruar, Socialdemokratët nuk respektuan parimin që funksionarët shtetëror të mos kenë pozita udhëheqëse në parti.
Adrian Kerimi