Shqipëri, 1 viktimë dhe 39 raste të reja me Covid

Numri i infeksioneve me koronavirus është rritur krahasuar me një ditë më parë në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 39 raste të reja me Covid nga 3169 testime testime të kryera.

Sot është shënuar vetëm një viktimë si pasojë e virusit.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 986 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 126,405 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 71 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

LEXO EDHE:

Back to top button