Mehemti: Propozim/ligji për ndërtimet pa leje, pazar politik mes Zaevi e Mickoskit

“Zero tolerancë” për ligjin për legalizimin e ndërtimeve pa leje i cili sipas Ngadhnjim Mehemtit nga Eko Guerilla vjen si rrjedhoj e pazarit politik mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kreut të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski. Mehemti madje njoftoi se si organizatë joqeveritare kanë kërkuar nga presidenti i vendit që të mos dekretoj ligjin për ndërtimet pa leje.
Zero tolerancë, me këtë duam të japim porosinë si organizatë ambientaliste për këtë ligj do të thoja katastrofal, si duket rrjedh nga një pazar politik mes kryeminsitrit dhe kryetarit të opozitës maqedonase ku në një mënyrë skandaloze ky Ligj u soll duke shkelur së pari kushtetutën në mënyrë flagrante. Në njërën anë shkelet parimi i sundimit të së drejtës dhe e dyta për en si organizatë ambientaliste nuk janë marr parasysh aspak ndikimet që do të kenë në mbrojtjen e ambientit dhe planifikimit hapësinorë. Ne si organizatë i dërguam letër presidentit që ai të përdor të drejtën e tij kushtetuese, në fakt të jetë gardian i kushtetutës dhe të vë veton për këtë ligj që në një mënyrë u soll në mënyrë shumë të përshpejtuar që është në kundërshtim edhe me parimet tjera të cilat do ti përmendim më vonë”, tha Ngadhnjim Mehmeti, Aktivist i shoqërisë civile, Eco Guerrilla.