Deshamp: Biseduam me Benzemën dhe unë reflektova

Karim Benzema do të jetë pjesë e Francës në Kampionatin Europian të kësaj vere. Emri i sulmuesit të Real Madrid është zyrtarizuar në listën me 26 lojtarë të grumbulluar nga Didier Deshamp për aktivitetin, duke kthyer futbollistin pas 5 vitesh e gjysmë në radhët e “gjelave”.
Kthimi i tij shihej si i paevitueshëm edhe për formën që po kalonte lojtari në edicionet e fundit të Real Madrid, duke shënuar me rregullsi të admirueshme dhe duke e bërë përzgjedhjen e tij thuajse detyrim për Deshamp edhe pse mes palëve ka patur fërkime në të kaluarën.
“Jemi takuar dhe kemi diskutuar gjatë, Pasa atij takimi kam patur një reflektim të gjatë për të arritur te ky vendim. Të gjithë kemi të drejtën të gabojmë dhe nuk kam ndër mend të tregoj se çfarë i kemi thënë njëri-tjetrit, na takon vetëm ne. Jam përballur shpesh me situata të vështira dhe jam i ndërgjegjshëm që kam një përgjegjësi të rëndësishme, duke filluar nga grumbullimet. Franca vjen para çdo gjëje, nuk është prona ime”, tha trajneri duke shpjeguar kthimin e Benzema.
LISTA
Portierë: Loris (Totenhem), Mandanda (Olimpik Marsejë), Meinjan (Lilë)
Mbrojtës: Pavard (Bajern Mynih), Dybua (Olimpik Lion), Varane (Real Madrid), Zuma (Çelsi), Kimpembe (PSG), Lengle (Barcelona), L. Hernandez (Bajern Mynih), Dinje (Everton), Kunde (Sevilja)
Mesfushorë: Kante (Çelsi), Pogba (Mançester Junajtid), Rabio (Juventus), Toliso (Bajern Mynih), Sisoko (Totenhem), Lemar (Atletiko Madrid)
Sulmues: M. Turam (Borusia Mynshengladbah), Koman (Bajern Mynih), Mbape (PSG), Griezman (Barcelona), Zhiru (Çelsi), Benzema (Real Madrid), Ben Jeder (Monako), Dembele (Barcelona).