Lacio humb penallti, Torino siguron mbijetesën

Skuadra e Torinos mori një pikë që nuk matet as me ari, një pikë që përfundimisht ia siguron mbijetesën në Serie A, duke luajtur baraz dhe pa gola. Portieri Tomas Strakosha dhe sulmuesi Vedat Muriqi, u paraqitën standardë për Lacion, por dëshpëruan me barazim, ndërsa në minutën e 28-të Strakosha u ndëshkua me karton të verdhë.

Në minutën e 83-të, Çiro Imobile shpërdoroi penalltinë, duke e goditur shtyllën. Kjo ndeshje ishte e anuluar dhe nuk u zhvillua në kuadër të javës së 25-të.

 

Lacio zë pozitën e 6-të me 68 pikë dhe Torino është në të 17-tin me 36 pikë, por tani me kokë rehat, nuk rrezikohen në asnjë mënyrë nga Benevento, që renditet e 18-ta me 32 pikë, kur kanë mbetur edhe një javë të futbollit Italian.

LEXO EDHE:

Back to top button