Rritet numri i të vaksinuarve, kaq persona deri dje kanë marrë dy doza të vaksinave

Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar se deri dje janë vaksinuar 216.453 qytetarë, kurse dy doza të vaksinave kanë marrë 38.806 të tjerë. Me këto shifra, sic njofton Ministria e Shëndetësisë, 45.7% e personave mbi 70 vjeç dhe 38.8% e atyre mbi 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Imunizimi në Maqedoninë e Veriut zhvillohet me vaksinat “Pfizer”, “AstraZeneca” dhe “Sinopharm”.

Ministri Filipçe para disa ditëve paralajmëroi se në fillim të Qershorit duhet të arrijnë 500 mijë vaksina të prodhuesit kinez “Sinovac”, kurse më vonë përmes mekanizmit COVAX edhe 100 mijë doza të “Fajzerit” . Sipas Ministrit, ka paralajmërime nga përfaqësues të Ambasadës ruse se deri në fund të Majit duhet të arrijë një sasi e caktuar e vaksinave “Sputnik”, duke shtuar se kjo dërgesë ende nuk është konfirmuar.

LEXO EDHE:

Back to top button