Mediat, Xhenova kërkon Igor Angelovskin

Përzgjedhësi i Maqedonisë në futboll, Igor Angelovski, pas debutimit me Maqedoninë në Kampionatin Evropian dhe pas skadimit të kontratës me Federatën e Futbollit të Maqedonisë, mund të ulet në pankinën e skuadrës italiane, Xhenova.

“Gazzeto Dello Sport”, raporton se presidenti i klubit të Xhenovës, Enriko Preciozi, kërkon trajneri 45 vjeçar të Maqedonisë, me ç’rast do të sigurojë edhe një vit të angazhimit të Goran Pandevit, i cili ka paralajmëruar fundin e karrierës aktive pas Kampionatit Evropian.

Ndryshe Igor Angelovski para se të merr drejtimin e përfaqësueses së Maqedonisë, me skuadrën e Rabotniçkit u shpall kampion në vitin 2014, që është titulli i vetëm i ndonjë skuadre tjetër në 10 vitet e fundit, përpos Vardarit dhe Shkëndijës.

LEXO EDHE:

Back to top button