Zyrtare, Mario Manxhukiq largohet nga Milani

Mario Manxhukiq ka konfirmuar se do të largohet nga Milani. Sulmuesi kroat ka deklaruar në rrjetin e tij social, “Instagram”, që ai do të largohet nga Milani pas gjashtë muajve. Kroati regjistroi 10 paraqitje në Serie A, por nuk mundi të shënojë gol.

“Ishte një kënaqësi të luaja për Milanin, unë jam mirënjohës për drejtuesit e klubit që më dhanë mundësinë, stafit teknik për punën e tyre të përkushtuar dhe shokëve të mi të skuadrës të cilët nuk janë edhe lojtarë të shkëlqyeshëm. Jam i lumtur që kemi arritur ta rikthejmë këtë klub të shkëlqyeshëm në Ligën e Kampionëve aty ku i takon dhe i uroj të gjithëve në klub vetëm më të mirën në të ardhmen,” ka shkruar Manxhukiq.

LEXO EDHE:

Back to top button