Finale e Ligës Evropa, Viljareal – Man. Junajted

Në Gdanjsk të Polonisë, sonte do të ndahet njëri nga dy trofetë e mirënjohur të UEFA-s. Në orën 21.00 do të zhvillohet finalja e Ligës Evropa, në të cilin do të përballen Mançester Junajted nga Anglia dhe Viljareali nga Spanja. “Djajtë e Kuq” janë favorit dhe në kërkim të trofeut të dytë në Liga Evropa, pas vitit 2017, kur në finale mundën skuadrën e Ajaksit me 2-0. Ndërkohë për skuadrën spanjolle të Viljarealit, kjo është finalja e parë në garat evropiane.
Ole Gunar Solskjaer, Trajner i Man. Junajted
Do të jetë një ndeshje speciale. Jam krenar që drejtojë ekipin e Mançester Junajtedit në një finale të garave evropiane. Ishte një ecuri fantastike, dhe siç themi ne në Norvegji, qëllimi është që ecuria të jetë sa më e gjatë. Mirëpo në kohë të njëjtë është vetëm një hap i vogël në rikthimin e Mançester Junajtedit në shtegun e dikurshëm të sukseseve.
Unai Emeri, Trajner i Viljarealit
“Nëse Junajtedi është favorit për shkak se kanë futbollist të shkëlqyer, ose që kanë historikun e mirënjohur, atëherë ne kemi argumente reale, që të jemi kandidat i mirë për të triumfuar në Gdanjsk. Mançester Junajtedi, në formën më të mirë, mund të fitojë çdo oponent. Mirëpo edhe ne kemi adutet e tona. E kemi analizuar mirë Junajtedin dhe me rëndësi është që të shfrytëzojmë ato pak mundësi që na shfaqen gjatë ndeshjes.”
Kujtojmë se kjo do të jetë përballja e tretë në finalet e UEFA të skuadrave nga Spanja dhe Anglia, në të cilat kanë dominuar skuadrat iberike. Fillimisht Atletiko Madridi mundi Fulhamin me 2-1, ndërsa më vonë Sevilja triumfoi ndaj Liverpullit me 3-1.
Finalja e Ligës Evropa, Mançester Juanjted – Viljareal, do të zhvillohet në stadiumin në Gdanjsk, në orën 21.00, ku drejtësinë do të ndajë arbitri francez Klement Turpin.