Presidenti izraelit i shqetësuar për dhunën antisemite

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin deklaroi se ishte i shqetësuar për sulmet antisemite jashtë vendit, në dritën e konfliktit të fundit midis Izraelit dhe Rripit të Gazës, i cili ka nxitur demonstrata në të gjithë botën.

Në një takim me sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken, Rivlin iu referua incidenteve në SHBA, duke falënderuar gjithashtu presidentin e SHBA Joe Biden për mbështetjen e tij “me zë të lartë dhe të qartë”.

Blinken tha se ishte në dijeni të shpërthimit të fundit të dhunës antisemite në SHBA duke i përshkruar sulmet e fundit si “tronditëse” dhe “të neveritshme”.

Demonstrata antisemite u organizuan gjithashtu në vende të tjera, përfshirë Gjermaninë,.

Rivlin gjithashtu tha se ishte “e pakonceptueshme” që lëvizja Hamas që qeveris Gazën të mos konsiderohet një ”grup kriminal lufte”, në të gjithë botën, dhe u kërkoi vendeve që ta përcaktojnë në këtë mënyrë grupin islamik.

Hamasi konsiderohet si një organizatë terroriste nga SHBA, Bashkimi Europian dhe vendet e tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button