Asnjë viktimë dhe 15 raste të reja me Covid në Shqipëri

Pas një periudhe të gjatë të pandemisë në Shqipëri, për herë të parë nuk ka asnjë vdekje në spitalet COVID në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Janë kryer 2,691 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 15 qytetarë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,978 që nga fillimi i epidemisë.