Pas kronikës në Alsat , Komuna e Çairit ka filluar largimin e automjeteve të braktisura

Pas lajmit në Alsat për uzurpimin e hapësirave publike nga makinat e vjetra në Çair, Komuna njoftoi se ka filluar procedurën për largimin e automjeteve të braktisura dhe të shkatërruara. “gjatë ditës së sotme ekipi i angazhuar i punës dhe inspektorët komunal në pajtim me rregulloren e miratuar për këtë çështje filluan vendosjen e paralajmërimeve në veturat lëndë e veprime, duke dhënë afat prej 8 ditëve për largimin e tyre nga ana e vetë pronarëve”, njoftojnë nga komuna e Çairit dhe shtojnë se pas përfundimit të këtij afati do të vijojnë mekanizmat e tjerë të largimit të makinave nga hapësirat publike.