Stojkova: Vështirë se Bullgaria do të ndryshojë qëndrimin e saj deri në qershor

Deputetja Velika Stojkova, nga VMRO-DPMNE opozitare, në emisionin e sotëm në “Rruga drejt …” në Alsat, tha se nuk pret që deri në qershor Bullgaria të hapë rrugën e Maqedonisë për në BE. Siç kujtoi ajo, publiku intelektual në Sofje tashmë ka bërë disa deklarata në lidhje me pozicionet e Bullgarisë, nga të cilat nuk tërhiqet për momentin.

Nga ajo që kemi dëgjuar nga Bullgaria, ne shohim se vijat e tyre të kuqe nuk po tërhiqen, se ata qëndrojnë në atë qëndrim. Do të jetë shumë interesante se cili do të jetë rezultati, unë personalisht nuk besoj se do të lëshohet pe, veçanërisht pas deklaratave që morrëm nga Komisioni i Përbashkët i Historisë. “Ka disa vija të kuqe, që edhe ne duhet t’i respektojmë dhe mendoj se ato nuk guxojnë të shkelen,” tha Stojkova.

LEXO EDHE:

Back to top button